Psychological Workshop Series. Esmeralda Dani."Workshop me tematikë Origjina e Dhunës"

Dr. Esmeralda Dani, qe e ftuara e radhës si psikologe klinike për Departamentin e Shkencave të Edukimit, në degën Pedagogji e Psikologji Këshillimi.  E specializuar në Itali në çështje të Psikologjisë Klinike dhe të Psikologjisë së këshillimit dhe e doktoruar po në Itali në çështje që krijojnë një urë ndërlidhëse midis edukimit dhe psikologjisë, znj.Dani merret me formimin e identitetit në të gjitha përmasat e tij, prandaj  në seminarin e radhës u ndal në “Origjinën psikologjike të dhunës”. Leksioni i saj i hapur u përqendrua nënatyrën dhe origjinën e dhunës, agresivitetin tek njeriu, mendimtarëtqëjanë shprehur për këtë, si e kanëpërkufizuar dhe çfarë zgjidhjesh kanë menduar të japin. Në këtë takim shumë prej diskutimeve u përqendruan në  cështje të tilla si 1-"Sa rëndësi ka pyetja:Kush jam unë? në identifikimin e problemit dhe shmangien apo drejtpeshimin kundrejt energjive negative. 2-Cilat janë disa nga mënyrat e shmangies e zvogëlimit apo të zbutjes sëkëtij agresiviteti, me anë të shndërrimit të energjive negative në energji vepruese pozitive.3-Cilat janë në këtë drejtim përvojat, modelet, mundësitë.

Takimi vazhdoi si një ndërthurje pyetje-përgjigjesh, bisede, diskutimi, prezantim përvojash mes psikologes, studentëve dhe pedagogëve të departamentit të pranishëm. Me interes qenë këndvështrimet e pedagogut Lokman Coskun, i cili solli edhe përvojën turke, studentët e huaj dhe ato shqiptarë, të cilët e zhvendosën vëmendjen në përvojat dhe traditat përkatëse në këtë drejtim.

Në sajë të këtij takimi bashkëbisedues të gjallë e ndërveprues, mes studentëve dhe psikologes, u përvijuan edhe pikëpyetje për diskutime e takime të tilla të ardhshme me tematika të caktuara si Xhelozia, Bullizmi etj.

Foto Gallery 

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1037801666234478.1073741961.270663142948338&type=1