E ftuara e rradhёs nё serinё e workshopeve tё psikologjisё sё kёshillimit dhe pedagogjisё ishte psikologia Katerina Stefani. Znj. Stefani ka mbaruar studimet në degën e Psikologjisё e specializuarnё Psikologji Shkollore dhe Organizative pranё Universitetit tё Tiranёs. Ajo ёshtё gjithashtu nё pёrfundim tё shkollёs sё Psikoterapisё nё Prishtinё, Kosovё, tё drejtuar nga profesor Moshe Landsman nga Izraeli. Ajo ka pёrfunduar studimet master në fushёn e Drejtimit tё Institucioneve Sociale dhe Kriminalistikёs pranё Universitetit tё Tiranёs. Pёrsa I pёrket anёs profesionale ajo ushtron profesionin e saj tё lirё pranё Institutit tё Shёrbimeve Psikologjike dhe pranё Gjykatёs nё Shёrbimin e Provёs kumerret me rastet e divorceve nё kryeqytet.Nё fushёn e psikoterapisё ajo ёshtё e pёrqёndruar nё implementimin e Terapisё Behaviorale dhe Konjitive e cila ёshtё edhe njё nga terapitё mё popullore qё pёrdoret sot gjerёsish nё fushёn e psikoterapisё.Gjatё workshopit ajo bёri njё hyrje tё kёsaj terapie tё cilёn e ndёrthuri edhe me terapi tё tjera tё ngjashme me tё. Duke e ilustruar me raste tё ndryshme pjesёmarrёsit arritёn tё marrin njohuritё kryesore rreth kёsaj terapie sidhe tё drejtonin pyetje duke e kthyer workshopin nё formёn e njё debate interaktiv. Studentёt treguan mjaft interes dhe nё fund lidhёn edhe kontaktet e tyre me bashkёfolёsen me qёllim marrjen e njohurive tё mёtejshme rreth kёsaj teme si dhe temave tё ngjashme me tё.