Standardet e Zhvillimit dhe të të Nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç

Në vazhdim të serisë së aktiviteteve që organizon Departamenti i Shkencave të Edukimit për formimin professional të studentëve, u zhvillua një seminar  drejtuar nga Znj. Ermelinda Ikonomi, Këshilltare e UNICEF-it e cila ka kontribuar ne sektorin e edukimit , kryesisht në fushën e arsimit gjithëpërfshirës si dhe zhvillimit dhe të nxënit gjatë fëmijërisë së hershme.

Znj.Ermelinda Ikonomi si specialiste në fushën e Arsimit kryesisht në hartimin e programeve dhe trajnimeve që kanë të bëjnë me "Fëmijët që braktisin shkollën", "Arsimin gjithëpërfshirës", "Dhuna ndaj fëmijëve në shkolla" dhe "Procesi I të nxënit në moshë të hershme", ndau me studentët aspekte teorike dhe studime praktike mbi rëndësinë që ka fëmijëria e hershme.

Gjatë seminarit  studentët u njohën me politikat arsimore dhe rëndësinë e standardeve të e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç në vende të ndryshme të botës si dhe  në Shqipëri ku tashmë fokusi nuk është vetëm mbijetesa e fëmijëve të vegjël por mbi të gjitha shëndetit I tyre holistik. Vende të ndryshmë kuptojnë rëndësinë që kanë vitet e para të jetës duke përfshirë familjen dhe shoqërinë. Vetëm duke investuar në fëmijërinë e hershme, kur fëmija rritet, ky investim I kthehet shoqërisë.