 
	 
														
	Universiteti Bedër tashmë si një qendër e autorizuar ETS testi ofron mundësi për të zhvilluar provimin e TOEFL-it.
	Provimi i TOEFL-it, administruar nëpërmjet internetit është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tuaj për të studiuar në vendet anglisht-folëse.
Ky provim është një ndërthurje mes aftësisë tuaj për të përdorur dhe kuptuar gjuhën angleze në nivel universitar. Gjithashtu vlerëson mënyrën se si ju ndërthurni aftësitë e të dëgjuarit, të lexuarit, të folurit dhe të shkruarit e gjuhës angleze për të zgjidhur çështje dhe detyra akademike.
Më shumë se 30 milion njerëz në botë e kanë zhvilluar provimin e TOEFL-it për të demostruar aftësitë zotëruese të gjuhës angleze. Niveli i kësaj gjuhe renditet ndërmjet nivelit mesatar dhe atij të avancuar.
Në shumicën e rasteve ky provim zhvillohet për:
	•Studentët që synojnë të studiojnë në një institucion të arsimit të lartë
	•Studentë dhe punonjës që aplikojnë për vizë
	•Studentët e gjuhës angleze të cilët dëshirojnë të ndjekin progresin e tyre
	•Të gjithë ata që ndjekin programe studimi në anglisht.
	•Studentët që synojnë të fitojnë bursa studimi