DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT

  • ENGLISH
  • RRETH
    • Rreth Departamentit
    • Përgjegjëse e Departamentit
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji
    • Bachelor në Arsim parashkollor dhe fillor
    • Master i Shkencave në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji
  • STAFI
  • ORARI I LEKSIONEVE
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Konferenca
    • Workshope
    • Publikime nga stafi
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Lista e Kandidatëve Fitues / Raundi II
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2022-2023)
  • Aplikimet për Raundin e Parë
  • Bedër diplomon brezin e 9-të të studentëve
  • “Perspektivat e reja në edukim dhe shkenca sociale”
  • “Sfidat e gazetareve gra në redaksi”
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 04
    SHK
    “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020”
  • 29
    JAN
    A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë?
  • 18
    DHJ
    “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik”
  • 17
    DHJ
    Bedër Alumni Awards 2020
  • 16
    DHJ
    “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”
  • 18
    SHT
    Ceremonia e Diplomimit 2020
  • 17
    SHT
    Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Drejtësisë

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit
  • Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve
  • Historia e medias dhe transformimet mediatike
  • Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022
  • Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

13
MAJ

Seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Departamenti i Shkencave të Edukimit në Bedër, zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e kësaj lënde në maturën shtetërore. Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar. Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës. Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni, ju mirëpresim!
13
MAJ

Seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës Angleze.

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës Angleze. Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e gjuhës angleze në maturën shtetërore. Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar. Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës. Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni!
08
QER

Workshop IWES 2016 "PERSPEKTIVA TË ZHVILLIMIT TË KURRIKULAVE NË PROGRAMET E FORMIMIT PËR MËSUES DHE ROLI I ARSIMIT TË LARTË"

Më datë 08 Qershor 2016 në ambjentet e Universitetit “Hëna e Plotë” Bedër, fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit, departamenti i Shkencave të Edukimit organizoi Workshopin e 3-të të Shkencave të Edukimit IWES 2016, me temë "Perspektiva të zhvillimit të kurrikulave në  programet e formimit për mësues dhe roli i arsimit të lartë". Në këtë workshop morën pjesë dekanë dhe lektorë të Fakulteteve të Edukimit dhe të Fakulteteve të Shkencave Sociale, specialistë dhe kontribues në fushën e hartimit dhe zhvillimit të kurrikulave të formimit të mësuesisë në arsim parashkollor dhe fillor nga universitete të ndryshme të vendit. Pjesë e këtij workshopi ishte një panel me prezantime të kontributeve të pjesëmarrësve mbi çështjen e zhvillimit dhe reformimit të kurrikulave të formimit të mësuesve, qasjet që duhen adoptuar për të reformuar kurrikulat e formimit paraprak të mësuesve në arsimin fillor dhe parashkollor me qëllim përgatitjen e studentëve në përputhje me kërkesat e tregut, dhe prezantime mbi rolin që mund të luajnë institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në këtë proces reformimi. Gjithashtu, workshopi mori formën e një tryeze diskutimi dhe konsultimi mes aktorëve të interesuar, specialistëve të arsimit, përfaqësuesve politikbërës dhe profesoratit të fakulteteve të Shkencave të Edukimit dhe të Shkencave Sociale. Workshopi përfundoi me një numër rekomandimesh dhe mundësish për të realizuar takime të tjera si vazhdimësi e diskutimeve rreth këtyre problematikave në arsimin shqiptar.  
08
MAR

“Për Gratë Në Nevojë” Vizitë në Burgun e Grave I.E.V.P Ali Demi Tiranë Mars, 2016

Me rastin e festës ndërkombëtare të gruas “8 Marsin”, anëtarët e klubit studentor “Psikologët e rinj” vizituan burgun e grave I.E.V.P. Ali Demi Tiranë. Qëllimi i kësaj vizite ishte dhurimi i disa materialeve si psh. ditare, stilolapsa, abetare dhe lexime për gratë e burgut. Gjatë kësaj vizitë anëtarët e klubit u njohën me mënyrën sesi funksionon ky institucion dhe aktivitetet që zhvillohen për to. Në bisedim e sipër me drejtoreshën e burgut znj. Zoje Jakaj u morën në konsideratë edhe bashkëpunime të mëtejshme me klubin studentor “Psikologët e Rinj” pranë Universitetit “Hëna e Plotë” Bedër.  
27
MAJ

International Day 2015

Aktiviteti do të zhvillohet në 28 maj 2015 Studentët ashtu si dhe herët e tjera të vendosur në stenda të caktuara do të përfaqësojnë vendin e tyre me veshje dhe ushqime tradicionale. Qëllimi i këtij organizimi është krijimi i një ambjenti multikulturor që ka në thelb njohjen dhe promovimin e pothuajse 17 kulturave (shteteve) të ndryshme nga të cilat vijnë studentët tanë.
24
PRI

Konferenca e 4 Ndërkombëtare në Shkenca të Edukimit ,ICES 2015

Në datat 24-25 prill 2014 zhvillon punimet Konferenca e tretë ndërkombëtare në shkencat e edukimit . Punimet e konferencës do të zhvillohen në ambientet e Universitetit Hëna e Plotë Bedër. Për më shumë informacion në lidhje me konferencën, mund të vizitoni  http://ices.beder.edu.al/.  
03
PRI

Workshop Terapia Behaviorale Konjitive – Hyrje dhe zhvillim Katerina Stefani, MSc.

E ftuara e rradhёs nё serinё e workshopeve tё psikologjisё sё kёshillimit dhe pedagogjisё ishte psikologia Katerina Stefani. Znj. Stefani ka mbaruar studimet në degën e Psikologjisё e specializuarnё Psikologji Shkollore dhe Organizative pranё Universitetit tё Tiranёs. Ajo ёshtё gjithashtu nё pёrfundim tё shkollёs sё Psikoterapisё nё Prishtinё, Kosovё, tё drejtuar nga profesor Moshe Landsman nga Izraeli. Ajo ka pёrfunduar studimet master në fushёn e Drejtimit tё Institucioneve Sociale dhe Kriminalistikёs pranё Universitetit tё Tiranёs. Pёrsa I pёrket anёs profesionale ajo ushtron profesionin e saj tё lirё pranё Institutit tё Shёrbimeve Psikologjike dhe pranё Gjykatёs nё Shёrbimin e Provёs kumerret me rastet e divorceve nё kryeqytet.Nё fushёn e psikoterapisё ajo ёshtё e pёrqёndruar nё implementimin e Terapisё Behaviorale dhe Konjitive e cila ёshtё edhe njё nga terapitё mё popullore qё pёrdoret sot gjerёsish nё fushёn e psikoterapisё.Gjatё workshopit ajo bёri njё hyrje tё kёsaj terapie tё cilёn e ndёrthuri edhe me terapi tё tjera tё ngjashme me tё. Duke e ilustruar me raste tё ndryshme pjesёmarrёsit arritёn tё marrin njohuritё kryesore rreth kёsaj terapie sidhe tё drejtonin pyetje duke e kthyer workshopin nё formёn e njё debate interaktiv. Studentёt treguan mjaft interes dhe nё fund lidhёn edhe kontaktet e tyre me bashkёfolёsen me qёllim marrjen e njohurive tё mёtejshme rreth kёsaj teme si dhe temave tё ngjashme me tё.  
06
SHK

Lektorë të ftuar nga fakultetet e Shkencave të Edukimit Ordu dhe Mugla/Turki

Dy lektorë të ftuar respektivisht nga Fakultetet e Shkencave të Edukimit Universiteti I Mugla dhe universiteti i Ordu mbajtën një seminar interaktiv mbi përdorimin e hartave konceptuale në edukimin në shkencat e natyrës me temë Technology Supported Mind Mapping  and Concept Mapping in Science Education Assoc.Prof.Dr.Guliz Aydin Department of Elementary Education Mugla /Turkey Assoc.Prof.Dr. Cengiz Ozyurek Department of Elementary Education Ordu /Turkey 
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.